Lidhje

Spanja arreston 6 persona - 2001-09-26


Policia spanjolle njoftoi se ka arrestuar 6 persona që dyshohet se kanë lidhje me Osama Bin Ladenin, personin kryesor të dyshuar nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me sulmet terroriste në New York dhe Washington.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Spanjës tha se arrestimet u bënë në pjesë të ndryshme të vendit, kryesisht në pjesën juglindore të tij. Ky veprim i policisë thuhet se ka çuar në shpërbërjen e celulës së terroristëve, të cilët ishin stërvitur në kampet e Afganistanit. Njoftohet se personat e dyshuar janë me origjinë algjeriane.

XS
SM
MD
LG