Lidhje

Luftime në Afganistanin verior - 2001-09-26


Në Afganistanin verior njoftohet për luftime të ashpra ndërkohë që aleanca opozitare anti-taleban vazhdon të përparojë drejt qytetit të rëndësishëm, Mazar-i-Sharif në afërsi të kufirit me Uzbekistanin.

Grupi i opozitës afgane njoftoi dje se u kishte marrë forcave taleban disa fshatra në distriktin Sangcharak dhe se tani po përparon drejt lindjes. Këto njoftime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

Hapja e rrugës drejt Uzbekistanit do të ishte një sukses me rëndësi për opozitën, e cila detyrohet t’i fusë kontrabandë armët dhe municionet në vend. Por ministri i jashtëm pakistanez Abdul Sattar tha dje se fuqitë e huaja nuk duhet t’u japin mbështetje forcave që luftojnë kundër Talebanit.

Ai tha se Pakistani shqetësohet se një mbështetje e tillë do t’i shkaktonte vuajtje të mëdha popullit afgan. Këtë javë, Aleanca Veriore e opozitës në Afganistan tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’i zenë besë Pakistanit, duke përmendur mbështetjen që ky u ka dhënë talebanëve në të kaluarën.

XS
SM
MD
LG