Lidhje

Zgjedhjet në Poloni - 2001-09-26


Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të ditës së dielë në Poloni, konfirmojnë se koalicioni i përbërë nga ish-komunistët fitoi shumicën e vendeve megjithatë nuk arriti të përbëjë shumicën.

Komisioni zyrtar i zgjedhjeve të Polonisë bëri sot të ditur se opozita Aleanca e Majte demokratike dhe aleatja e saj Sindikata e Punës fituan mbi 41 përqind të votave. Blloku i Solidaritetit në fuqi, i drejtuar nga kryeministri Jerzy Buzek, nuk arriti të fitonte ndonjë vend në parlament. Pritet që udhëheqësi i Aleancës Demokratike të Majtë Leszek Miller të jetë kryeministri i ri i Polonisë.

XS
SM
MD
LG