Lidhje

Kalendari Historik 26 shtator - 2001-09-27


Më 26 shtator 1957, filloi të shfaqet në Broadway drama muzikore ”West Side Story”. ”West side story” ishte një përshtatje muzikore moderne e dramës së Shekspirit ”Romeo dhe Zhuljeta” historia klasike e dy të rinjve të dashuruar nga familje që ishin në armiqësi me njëra-tjetrën. Varianti i ri i saj u realizua me muzikën e Leonard Bernsteinit. Poezitë ishin nga Stephen Sondheim dhe skenari nga Arthur Laurents. Kjo dramë muzikore ishte historia e amerikanit Tony dhe imigrantes portorikane Maria, dhe dashuria e ndaluar që lindi midis tyre në lagjet e varfëra të New Yorkut. ”West side story” filloi të jepet në Teatrin Winter Garden të New Yorkut ndërsa më pas vazhdoi të shfaqet për një kohë të gjatë dhe me sukses në Broadway. Në vitin 1961, ajo u kthye në film i cili pati shumë sukses.

Më 26 shtator të vitit 1781, filloi rrethimi i Yorktown-it të Virginias, me bllokimin nga trupat amerikane dhe franceze të një force britanike. Dorëzimi i britanikëve në Yorktown u dha fund përpjekjeve të tyre për rimarrjen e kolonive të tyre në Amerikë. Gjenerali britanik, Lordi Cornavallis kishte dërguar në Yorktown 6 mijë trupa. Ai kishte në plan ta përdorte qytetin kufitar si bazë për ndarjen e kolonive veriore të Amerikës nga ato jugore. Megjithatë, Lordi Cornavallis u nxor jashtë loje nga komandanti i ushtrisë revolucionare, gjenerali George Washington, aleati i tij francez, Conti i Rochambosë dhe flota franceze nën drejtimin e admiralit d’Estaing. Ushtria e përbashkët amerikano-franceze e bllokoi gjeneralin Cornvallis në tokë, ndërsa flota franceze pengoi tërheqjen e britanikëve nga deti. Në pamundësi për të siguruar përforcime, apo për t’u arratisur, Lordi Cornwallis pranoi kapitullimin më 19 tetor 1781.

XS
SM
MD
LG