Lidhje

Jesse Jackson ftohet për bisedime nga Talebani - 2001-09-27


Veprimtari i të drejtave civile, Jesse Jackson tha se udhëheqësit talebanë të Afganistatit e kanë ftuar atë për bisedime në Pakistan. Zoti Jackson tha dje se ftesa iu paraqit nga ambasadori taleban në Pakistan. Ai tha se nuk ka vendosur ende nëse do ta pranojë atë. Por zoti Jackson tha se po e pranoi ftesën, do t’u kërkojë talebanëve dorëzimin e Osama Bin Ladenit.

Zoti Jackson thotë se ai do të përpiqet gjithahtu edhe për lirimin e 8 punonjësve ndërkombëtarë të ndihmave që mbahen nën arrest nga talebani të akuzuar se kanë predikuar krishtërimin. Në vitin 1999, udhëheqësi amerikan i të drejtave civile arriti lirimin e tri ushtarëve amerikanë të kapur nga trupat sërbe në Jugosllavi.

XS
SM
MD
LG