Lidhje

Akt-akuzë tjetër për Milosheviçin - 2001-09-28


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës, Carla del Ponte nënshkroi një tjetër akt-akuzë ndaj presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç në lidhje me krimet që mund të jenë kryer në Kroaci.

Një zëdhënës i zonjës Del Ponte tha se akt-akuza e re u nënshkrua dje, por ajo nuk do të bëhet zyrtare deri sa të miratohet gjatë ditëve të ardhshme nga një gjykatës i i Hagës.

Zëdhënësi tha se prokurorët po vazhdojnë të përgatiten për një tjetër aktpadi ndaj Millosheviçit, për rolin e tij në luftën e Bosnje-Hercegovinës.

Ndaj ish-udhëheqësit jugosllav tashmë janë ngritur akuza për krime kundër njerëzimti në lidhje me krimet e kryera në Kosovë gjatë viti 1999. Kosova, me popullsi kryesisht shqiptare ndodhet tani nën proteksionin e forcave ndërkombëtare. Zoti Millosheviç mbahet në Haqë që në muajin qershor, në pritje të zhvillimit të gjyqit ndaj tij.

XS
SM
MD
LG