Lidhje

Rezoluta anti-terrorizmit para OKB-së - 2001-09-28


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po shqyrton rezolutën e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit, që parashikon bllokimin e llogarive bankare dhe formave të tjera të mbështetjes për veprimtaritë terroriste.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Negroponte, e paraqiti zyrtarisht dje projekt-rezolutën dhe tha se shpreson që ajo të miratohet brenda disa ditësh. Zoti Negroponte nuk dha hollësi mbi përmbajtjen e saj, por tha vetëm se ajo kërkon nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara që të marrin masat e nevojshme për të shtypur veprimtaritë e grupeve terroriste. Në qofte se rezoluta miratohet ajo do të jetë e detyrueshme për t’u zbatuar nga të 189 vendet anëtare të Kombeve të Bashkaura.

XS
SM
MD
LG