Lidhje

Bin Laden ndodhet në Afganistan - 2001-09-30


Ambasadori i Afganistanit në Pakistan thotë se terroristi Osama bin Laden ndodhet nën kotrollin e Talebanit dhe ndodhet i fshehur brenda vendit.

Ambasadori taleban Mullah Abdul Salam Zaeef tha se vetëm zyrtarët e sigurimit e dinë ku ndodhet bin Ladeni.

Ambasadori tha se bin Ladenit i ishte dhënë një dekret nga këshilli i klerikëve talebanë për t’u larguar nga vendi, por nuk është marrë ende përgjigje.

Në fillim të javës, ekstremistët islamikë thanë se nuk e dinin ku ndodhej terroristi bin Laden. Më pas udhëheqësit talebanë thanë se mbanin kontakte me të dhe i kishin dërguar një mesazh, ku i kërkonin të largohej vullnetarisht nga vendi.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Talebani që të dorëzojë Osama bin Ladenin, përndryshe Uashingtoni do të reagojë ushtarakisht, gjë që do t’i hapte rrugën luftës së parë të shekullit të 21, siç është shprehur presidenti Bush.

XS
SM
MD
LG