Lidhje

Kalendari Historik 29 shtator - 2001-09-30


Më 29 shtator 1789, Kongresi Amerikan shpalli krijimin e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Kjo nuk ishte e gjithë forca luftuese e përbërë nga vullnetarë, që mposhti Anglinë gjatë Luftës Revolucionare. Ajo ishte një forcë profesioniste, e përbërë nga rreth 1 mijë ushtarë dhe oficerë. Gjatë revolucionit, Kongresi Kontinetal autorizoi krijimin e ushtrisë dhe marinës mbi bazën e përhershme. Kërkesa për një ushtri të përhershme ishte shkruar në Kushtetutën e vitit 1787, e cila autorizonte krijimin e tri departamenteve të përhershme qeveritare: atë të Shtetit, Thesarit dhe të Luftës. Departmenti i Luftës mbulonte të gjitha forcat e mbrotjtjes. Ai u krijua si përgjigje e kërkesave kushtetuese që Kongresi të krijonte ushtrinë.

Më 29 shtator 1925, gjeneral-kapiteni Billy Mitchell, ekspert i turpave ajrore gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një nga përkrahësit kryesorë të fuqisë ushtarake ajrore, dëshmoi para një komisioni të Kongresit, ku foli për nevojën e krijimit të aviacionit si një degë e pavarur e mbrojtjes. Mbështetja e vazhdueshme e Mitchellit për idenë mbi forcën ajrore bëri që ai të kishte grindje të vazhdueshme me shefat e tij konservatorë dhe qeverinë amerikane në lidhje me buxhetin. Ai gjithashtu kritikoi strukturën e komandës së ushtrisë për mungesë kompetence për aviacionin. Gjykata usharake e dënoi gjeneralin Mitchell për këto mendime, nën akuzat se kishte bërë deklarata të dëmshme për sigurinë e vendit dhe disiplinën ushtarake. Mitchell u dënua me 5 vjet shkarkim nga detyra, me prerjen e rrogës dhe lejes, megjithëse gjysma e tyre ju rikthyen përsëri. Në viti 1926 Mitchell dha dorëheqjen nga ushtria. Megjithatë, ai vazhdoi t’i shprehte hapur pikëpamjet tij në libra dhe gazeta. Ai paralajmëroi për shtimin e fuqisë ajrore të Japonisë dhe parashikoi që një forcë ushtarake nën një udhëheqje të aftë do t’i shkaktonte mjaft dëm fuqisë mbrojtëse së të një vendi tjetër, sidomos anijeve të mëdha. Kjo ndodhi më 7 dhjetor të vitit 1941, kur forca ajrore japoneze kreu sulmin ndaj flotës amerikane të Paqësorit në Pearl Harbour të Havait, gjë që i detyroi Shtetet e Bashkuara të hyjnë në Luftën e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG