Lidhje

Makina-bombë trondit Jeruzalemin - 2001-10-01


Zyrtarë të policisë izraelite thonë se shpërthimi i një makine-bombë ka shkatërruar një qendër tregëtare në Jeruzalem, duke shkaktuar diegien e një numri automjetesh aty pranë. Nuk ka njoftime për viktima.

Shpërthimi ndodhi sot në një vend për parkimin e makinave. Ky ishte shpërthimi i parë kundër Izraelit qëkur udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat, dhe Ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Perez, përpunuan javën e kaluar një marrëveshje armëpushimi.

Zoti Peres u takua dje me zyrtarë të lartë palestinezë për të diskutuar mbi armëpushimin e brishtë. Duke i përshkruar bisedimet si të vështira, negociatori palestinez, Saeb Erekat, u shpreh se i kishte thënë zotit Peres që Izraeli nuk po e vinte në zbatim planin mbi armëpushimin. Zoti Peres njoftohet se është ankuar për vazhdimin e dhunës palestineze.

XS
SM
MD
LG