Lidhje

Bosnje-Hercegovinë: Nato kap 4 të dyshuar për lidhje me terroristët - 2001-10-01


Paqeruajtësit e Natos në Bosnje Hercegovinë thonë se kanë arrestuar dy shtetas sauditë dhe dy boshnjakë që dyshohen se kanë lidhje me terroristët. Një zëdhënës i paqeruejtësve tha dje se katër personat e arrestuar nuk ishin të armatosur dhe se ata po mbahen për t’u marrë në pyetje.

Dy shtetasit sauditë u arrestuan të martën në një lagje periferike të Sarajevës. Kurse dy boshnjakët që u arrestuan një ditë më pas, ishin punonjës të një organizata humanitare saudite. Televizioni boshnjak tha se autoritetet konfiskuan të gjitha dokumentet, kompjuterat dhe paratë e organizatës. Autoritetet boshnjake thanë dje se pesë shtetasve pakistanez u është dhënë urdhër të largohen nga vendi. Zyrtarët në Sarajevë hedhin poshtë pohimet se Osama bin Ladeni ka pashaportë boshnjake

XS
SM
MD
LG