Lidhje

K. Hawk drejt Detit Arabik - 2001-10-02


Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se aeroplanmbajtësja e katërt amerikane, Kitty Hawk, u nis nga porti japonez, ku qendron zakonisht, për t’u bashkuar me forcat ushtarake në rritje, për luftën kundër terrorizmit.

Sipas njoftimeve, zyrtarë të paidentifikuar të Pentagonit thanë se aeroplanmbajtësja dhe anijet që e shoqërojnë, po lundrojnë drejt Detit Arabik, për t’u përdorur nga forcat amerikane të operacioneve speciale.

Zyrtarët thanë se Kitty Hawk u nis nga porti ku ndodhej, pa pasur mbi kuvertë të gjithë aeroplanët e saj, diçka e pazakontë kjo që tregon se kuverta e saj e fluturimit mund të shërbejë si bazë lundruese për helikopterë, që do të transportojnë trupa të zgjedhura amerikane për operacione speciale.

Tri aeroplanmbajtëse amerikane ndodhen ose janë drejtuar tashmë për në Detin Arabik ose Gjirin Persik, nga ku aeroplanët e tyre mund të nisen për të goditur Afganistanin. Këto tri aeroplanmbajtëse kanë më shumë se 200 aeroplanë luftarakë.

XS
SM
MD
LG