Lidhje

Demostrata në Pakistan - 2001-10-02


Mijëra pakistanezë dolën nëpër rrugët e qytetit Quetta, në pjesën jug-perëndimore të vendit, për të treguar mbështetje për regjimin taleban të Afganistanit. Lajmet bëjnë të ditur se shumë prej demonstruesve mbanin në duar shkopinj, kritikonin Shtetet e Bashkuara dhe paralajmëronin kundër sulmeve ushtarake mbi Afganistanin.

Protesta u organizua nga partia pro taleban Jamiat Ulema-e-Islam, duke mos përfillur një vendim të qeverisë, që ndalon demonstratat nëpër rrugë. Pakistani është i vetmi vend që vazhdon të ketë marrëdhënie diplomatike me regjimin taleban. Ndërkohë në Afganistan, njoftohet se mijëra njerëz zhvilluan një protestë në qytetin jugor të Kandaharit, baza kryesore e udhëheqësit taleban, Mullah Mohammad Omar.

XS
SM
MD
LG