Lidhje

Kriza e Afganistanit - 2001-10-03


Afganistani ndodhet përballë një katastrofe humanitare. Më tepër se 5 milionë vetë, ose një në katër persona, aktualisht rrezikohen nga uria. Ky numër shpejt mund të arrijë shifrën e mbi 7 milionë vetëve.

Kjo krizë e ka burimin tek lufta mbi njëzet vjeçare në këtë vend. Lufta vazhdon kryesisht për shkak se forcat talebane në pushtet nuk pranojnë të arrijnë një zgjidhje politike me koalicionin opozitar që njihet si Aleanca Veriore.

Qeveria talebane është e vendosur të imponojnë popullit afgan me çdo lloj çmimi, besimin e vet mysliman radikal. Në vijim të kësaj politike, burimet tepër të kufizuara të vendit ata i shfrytëzojnë për fushatat e tyre ushtarake. Për këtë janë sakrifikuar shërbimi shëndetësor, arsimi dhe infrastruktura ekonomike. Burra të rinj, për të cilët ka tepër nevojë që t’i përdorin energjitë e tyre për prodhimin e ushqimeve dhe mjeteve të tjera të nevojshme, janë rekrutuar në radhët e forcave talebane.

Të tjerë, midis të cilëve shumë profesionistë dhe punonjës të kualifikuar afganë, janë larguar nga vendi. Shumë refugjatë, përfshirë besimtarë myslimanë të sektit Shi’it, janë arratisur për t’u shpëtuar persekutimeve fetare nga ana e talebanëve. Qeveria talebane shpeshherë ka bllokuar largimin e refugjatëve, ose nuk ka lejuar të dërgohen ndihma në rajonet ku jetojnë refugjatët.

Rreth 65 mijë hektarë tokë bujqësore e dorës së parë, pjesa më e madhe e së cilës është nën kontrollin e talebanëve, përdoren për prodhimin e opiumit, në vend që të përdoren për prodhimin e produkteve ushqimore. Shumica e fitimeve nga tregëtia e paligjshme e drogës përdoren si fonde ushtarake të talebanëve dhe grupeve të tjera terroriste si organizata Al-Kaida e Osama Bi Ladenit.

Me medota e tyre të pamëshirshme të luftës, qeveria talebane e ka bërë pothuajse të pamundur punën e agjencive të ndihmave humanitare. Karvanet me ndihma humanitare nuk mund të kalojnë nëpër rrugët dhe urat e shkatërruara. Fermerët dhe barinjtë nuk mund të punojnë për prodhimin e ushqimeve, apo për të kullotur bagëtinë, në se ata nuk kanë siguri nga dhuna dhe shtypja.

Është një fakt i njohur, që thatësira për një kohë të gjatë është faktori kryesor i krizës aktuale në Afganistan. Donatorët ndërkombëtarë, ndër të cilët Shtetet e Bashkuara zenë vendin kryesor, janë përpjekur ta ndihmojnë popullin afgan për plotësimin e nevoja më kritike. Por këto përpjekje janë penguar nga qeveria talebane, e cila më tepër është përqëndruar për të mbrojtur terroristët si Osama Bin Ladeni dhe bashkëpunëtorët e tij. Ka ardhur koha që t’i jepet fund një politike të tillë.

XS
SM
MD
LG