Lidhje

Talebanët kërkojnë bisedime - 2001-10-03


Sunduesit Talebanë të Afganistanit thonë se nuk e dëshërojnë luftën me Shtetet e Bashkuara dhe kërkuan përsëri bisedime të drejtpërdrejta si dhe prova që e lidhin Usama bin Ladenin me sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Ambasadori taleban në Pakistan, Mullah Abdul Salam Zaeef, i tha sot CNN-it se talebanët duan të shohin prova që vërtetojnë se zoti Bin Laden ka gisht në këto sulme.

Presidenti Bush dhe Kryeministri britanik Tony Blair paralajmëruan autoritetet Taleban të Afganistanit që të dorëzojnë personat e akuzuar si terroristë, duke përfshirë Osama bin Ladenin, përndryshe do të përballen me një goditje ushtarake.

Presidenti Bush tha se me Talebanin nuk do të ketë negociata. Ai tha gjithashtu se Amerika është në gatishmëri për tu bërë ballë sulmeve të tjera të mundshme terroriste.

Kryeministri Blair tha nga ana e tij se talebanët kanë vetëm një alternativë - ose të dorëzojnë terroristët ose do të hiqen nga pushteti. Ai tha se rreziqet e mosveprimit janë më të mëdha se sa rreziqet që mund të lindin nga ndërmarrja e veprimeve kundër terroristëve.

XS
SM
MD
LG