Lidhje

Blair: Rrëmbyesit të lidhur me Osama bin Ladenin - 2001-10-04


Kryeministri britanik, Tony Blair, thotë se nuk ka asnjë dyshim se personi që dyshohet për organizimin e sulmeve terroriste, fshihet edhe mbrapa sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Blair tha në një sesion të përbashkët të Parlamentit sot se të paktën tre nga rrëmbyesit e katër aeroplanëve kanë patur lidhje me Bin Ladenin. Ai tha se një nga rrëmbyesit kishte marrë pjesë në sulmet kundër ambasadave amerikane në Afrikë dhe kundër destrojerit U-S-S Cole.

Kryeministri Blair u tha ligjvënësve britanikë se ka të dhëna edhe më të drejt për drejta që provojnë fajësinë e Bin Ladenit në sulmet terroriste, por ato nuk mund të bëhen ende publike për arsye sigurimi. Udhëheqësi konservator i opozitës, Iain Duncan Smith, i cili po ashtu i ka parë raportet, tha se është dakord me vlerësimin e zotit Blair për fajësinë e Bin Ladenit.

Kryeministri britanik, Tony Blair, ka në plan të shkojë sot në Moskë për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, mbi përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ka njoftime se zoti Blair do të shkojë në Pakistan pasi të largohet nesër nga Rusia.

XS
SM
MD
LG