Lidhje

Pakistani i bindur nga të dhënat e SHBA - 2001-10-04


Pakistani bën të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur të dhëna të mjaftueshme për ngritjen zyrtarisht të aktakuzave kundër Osama Bin Ladenit për sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Pakistanit u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Pakistanit të dhëna që tregojnë pjesëmarrjen e Bin Ladenit në sulme të tjera terroriste. Zëdhënësi nuk dha hollësi të tjera.

I dyshuari për veprimtari terroriste, Osama Bin Laden, jeton në Afganistan si mysafir i regjimit Taleban, që refuzon ta dorrëzojë atë, megjithë kërcënimet për sulme ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, tha se vetëm një qeveri shumë etnike me bazë të gjerë, dhe jo një qeveri e diktuar nga jashtë, mund të qeverisë vendin, në qoftë se Talebani përmbyset.

XS
SM
MD
LG