Lidhje

Ligjvënësit shqyrtojë projekt-ligjin kundër terrorismit - 2001-10-04


Ligjvënësit amerikanë vazhdojnë të shqyrtojnë projekt-ligjin kundër terrorizmit të presidentit Bush, i cili mund t’u japë kompentenca të reja e të zgjeruara zyrtarëve qeveritarë dhe agjencive të rendit për të luftuar terrorizmin.

Komisioni juridik i Dhomës së Përfaqësusve miratoi njëzëri mbrëmë vonë një version të zbutur të paketës së presidentit Bush kundër terrorizmit para se t’ia kalonte atë për shqyrtim gjithë Dhomës së Përfaqësusve. Ndërkohë, demokratët në senat dhe zyrtarë të administratës së presidentit Bush arritën një marrëveshje mbi një version të ngjashëm të projekt-ligjit kundër terrorizmit.

Projekt-ligji i paraqitur nga presidenti Bush do të shtonte ndjeshëm kompetencat e autoriteteve për të përgjuar bisedat telefonike, për të mbikqyrur komunikimin në Internet dhe për të shkëmbyer informacine.

XS
SM
MD
LG