Lidhje

Bush paralajmëron Talebanin - 2001-10-06


Në fjalimin e tij te përjavshëm në radio, presidenti Bush nuk e përmendi fare kërkesën e grupit Teleban për t’i dhënë fund propagandës kundër tyre, siç shprehen udhëheqësit talebanë të Afganistanit, dhe e paralajmëroi qartë këtë grup se koha po afrohet që Shtetet e Bashkuara të veprojnë.

“Talebanit iu dha mundësia që të dorëzojë gjithë terroristët në Afganistan dhe të mbyllë kampet e tyre të stërvitjes. paralajmërimi është i qartë dhe koha po mbaron.”

Paralamërimi bëhet në një kohë që Shtetet e Bashkuara duket se po bëjnë përgatitjet e fundit ushtarake dhe po ndërmarin hapat e fundit diplomatikë para një sulmi të mundshëm.

Sekretari amerikan i mbrojtes Donald Rumsfeld i dha fund një turneu në 5 vende të lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore. Edhe kryeminsitri britanik Tony Blair po kthehet në Londër pas një turne të ngjashëm gjatë të cilit ndaloi edhe në Pakistan ku e siguroi qeverinë e përesidentit Musharaf se objekti i sulmit do të jetë Osama Bin Ladeni dhe jo populli afgan.

XS
SM
MD
LG