Lidhje

Ndihma për Popullin Afgan - 2001-10-07


Ushtria amerikane po shpërndan ndihma humanitare në Afganistan për të ndihmur refugjatët që po zhvendosen si rezultat i luftës dhe që ka rrezik të vuajnë nga uria.

Disa orë pas fillimit të sulmeve ajrore dje kundër kampeve terroriste në Afganistan, dy aeroplanë të mëdhenj të transportit ushtarak fluturuan në zonat e thella të vendit dhe hodhën 40 mijë paketa me ushqime. Furnizimi me ushqime nga ajri është pjesë e ndihmës humanitare prej 320 milionë dollarësh që u shpall javën e kaluar nga qeveria amrikane.

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara duan të ndihmojnë në parandalimin e urisë dhe lehtësimin e vuajtjeve në Afganistan, si mik i popullit afgan. Pentagoni thotë se ngarkesat me ushqime po hidhen larg qendrave të kontrolluara nga Talebani dhe janë përqendruar në zonat ku janë grumbulluar refugjatët.

XS
SM
MD
LG