Lidhje

Dhunë në Pakistan - 2001-10-10


Pesë persona humbën jetën dje, kur policia pakistaneze hapi zjarr ndaj demonstruesve që protestonin ndaj goditjeve ushtarake amerikane në Afgnistan.

Zyrtarët thonë se katër nga viktimat vdiqën kur policia qëlloi për të shpërndarë disa qindra protestues që po sulmonin një stacion policie në qytetin juperëndimor të Kuchlakut.

Në një tjetër incident, policia qëlloi një demonstrues në provincën kufitare në veriperëndim të Pakistanit. Dhuna shpërtheu gjithashtu në qytetin e Lahorës, ku qindra protestues qëlluan policinë me gurë, bllokuan rrugët dhe hodhën parrulla ku dënohej presidenti Bush dhe presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Ndërkohë, autoritetet vunë nën arrest shtëpie tre udhëheqës pro-talebanë të cilët po përgatiteshin të organizonin një mbledhje.

XS
SM
MD
LG