Lidhje

Lista e re e  terroristëve - 2001-10-10


Presidenti Bush shpalli listën e re të terroristëve më të kërkuar, ku përfshihet edhe Osama Bin Ladeni, i akuzuar për sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Gjatë një fjalimi në Byronë Federale të Hetimeve, presidenti përmendi si ndër më të kërkuarit në këtë listë edhe shtetasin egjiptian Ayman Al-Zawahari, i cili mendohet të jetë një nga ndihmësit kryesorë të Osama Bin Ladenit. Në listë janë edhe personat e akuzuar për shpërthimet në dy ambasadat amerikane në Afrikë.

Në listë janë gjithashtu disa anëtarë të rrjetit të Bin Ladenit Al-Kaida, që kanë marrë pjesë në sulmet e mëparëshme kundër interesave amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara.

Presidenti tha se të dyshuarit janë ndërmjet personave më të rrezikshëm të botës. Ai tha se terroristët po përpiqen të fshihen, por duke botuar listën e tyre, Shtetet e Bashkuara po hedhin dritën e drejtësisë mbi ta. Fotografitë e personave të dyshuar, së bashku me përshkimin e tyre fizik gjenden në faqen e FBI-së në Internet.

XS
SM
MD
LG