Lidhje

Opozita afgane merr nën kontrollon një provincë kyçe - 2001-10-11


Opozita Aleanca Veriore e Afganistanit thotë se forcat e saj kanë vënë nën kontroll një provincë kyçe, pas luftimesh të ashpëra gjatë natës. Zëdhënësi i Aleancës Veriore njoftoi sot me telefon agjencitë perëndimore të lajmeve në Islambad. Për këtë njoftim të opozitës afgane nuk ka patur konfirmime të pavarura.

Ndërkohë, një zyrtar me përvojë i Aleancës anti-taleban, Daud Mir, ndodhet në Washington për takime me ligjvënësit amerikanë. Zoti Mir tha dje në një intervistë për Zërin e Amerikës se forcat e opozitës kanë mjaft informacione zbulimi lidhur me Osama Bin Ladenin dhe pozicionet talebane dhe se këto dihen edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG