Lidhje

Protesta në Karaçi - 2001-10-12


Protestuesit në Karaçi u përleshën me forcat e sigurimit, ndërkohë që autoritetet pakistaneze përgatiten të përballojnë protesta të tjera në mbarë vendin për shkak të sulmeve ushtarake në Afganistanin fqinj.

Policia e Karaçit përdori sot gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, që përpiqeshin të dëmtonin banka dhe zyra qeveritare. Dëshmitarët thanë se grupe të rinjsh qëlluan me gurë dy restorante të një kompania amerikane.

Nuk ka pasur njoftime për viktima, por policia njoftoi se janë arrestuar disa njerëz. Dhuna shpërtheu megjithë ndalimin nga autoritetet të udhëheqësve të lartë myslimanë në përpjekje për të mos i lejuar ata të udhëhiqnin demonstrata anti-amerikane. Qeveria pakistaneze bëri gjithashtu një paralajmërim të ashpër kundër dhunës ekstremiste.

XS
SM
MD
LG