Lidhje

Varr masiv në Prijedor - 2001-10-13


Në Bosnje, një zyrtar tha se 372 trupa u nxorrën nga një varr masiv në afërsi të qytetit Prijedor në Bosnje Hercegovinë veriperëndimore. Anëtari i Komisionit Mysliman për Personat që Figurojnë të Humbur, Jasmin Odobashiç, tha se kufomat janë çvarrosur gjatë disa javëve të fundit nga një zonë pranë një miniere të mbyllur hekuri. Ai tha se duket që viktimat janë kryesisht myslimanë dhe mendohet të jenë vrarë nga forcat serbe gjatë konfliktit bosnjak. Mijëra veta që u zhdukën gjatë konfliktit, ende figurojnë të humbur.

XS
SM
MD
LG