Lidhje

Demonstrata në Londër dhe Berlin - 2001-10-13


Londra dhe Berlini u bënë sot skena të demonstratave të mijëra njerëzve kundër sulmeve ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Policia në Londër tha se të paktën 3 mijë vetë u grumbulluan në Parkun Hyde dhe pastaj marshuan përmes qytetit drejt sheshit Trafalgar. Kryetarja e fushatës për çarmatimin bërthamor, Carol Naughton tha se bombardimi i Afghanistanit nuk do të ndalojë terrorizmin dhe se duhen gjetur rrugë diplomatike për ti dhënë fund krizës. Protestën e sotme në Londër e organizoi grupi i saj.

Ndërkohë në Berlin autoritetet thanë se të paktën 5 mijë njerëz u grumbulluan për të kërkuar ndalimin e bombardimeve në Afganistan. Demonstrata të vogla janë zhvilluar edhe në qytete të tjera gjermane.

XS
SM
MD
LG