Lidhje

FBI ka informacione për një sulm të mundshëm - 2001-10-13


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara po e transferojnë luftën në territorin armik ndërkohë që po forcojnë mbrojtjen e vendit. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio presidenti tha se qëllimet e fazës së parë të operacioneve luftarake ajrore kundër pozicioneve ushtarake talebane dhe objektivave terroriste në Afganistan janë realizuar me sukses. Zoti Bush tha se rrjeti terrorist Al-Qaida i të dyshuarit Osama bin Laden është përçarë dhe fuqia ushtarake e Talebanit është dobësuar së tepërmi.

Zoti Bush tha gjithashtu se amerikanët duhet të jenë të sigurt se qeveria po me masa të forta kundër sulmeve të tjera të mundshme terroriste. Agjencitë amerikane të zbulimit dhe zbatimit të ligjit kanë paralajmëruar kërcënime të besueshme për sulme kundër amerikanëve brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara gjatë ditëve të ardhshme. Megjithatë për këto paralajmërime nuk janë dhënë objektiva konkrete.

XS
SM
MD
LG