Lidhje

SHBA: Rast tjetër antraksi në NBC - 2001-10-14


Mjekët në Nju Jork po hetojnë një rast tjetër antraksi në rrjetin televiziv NBC, vetëm pak ditë pas rastit të parë të diktuar te një grua e cila rezultoi pozitive me këtë sëmundje.

Zyrtarët e shëndetësisë të Nju Jorkut njoftuan se një punonjëse tjetër e rrjetit NBC ka shfaqur shenja të të njëjtit lloj antraksi të lëkurës. Të shtunën, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Giuliani tha se antraksi ishte dërguar me një letër që mbante datën 18 shtator dhe që ishte dërguar nga Trentoni i Nju Xhersit.

Ndërkohë, Kompania botuese, American Media Incorporated në Florida, njoftoi se 5 punonjës të tjerë të saj kishin rezultuar pozitivë lidhur me ekpozimin ndaj antraksit. Një nga punonjësit e kompanisë vdiq javën e kaluar nga një formë e antraksit të mushkërive.

XS
SM
MD
LG