Lidhje

Protesta në Pakistan - 2001-10-14


Në Pakistan, forcat e rendit u përleshën me protestuesit anti-amerikanë afër një baze ajrore në qytetin jugor Jacobabad. Të paktën 1 person u vra dhe u plagosën rreth 10 të tjerë, midis tyre edhe policë.

Qindra protestues janë arrestuar. Dëshmitarët okularë thonë se u dëgjuan të shtëna kur forcat e rendit sprapsën mijra protestues që përpiqeshin të çanin kordonin e policëve në zonën e Jacobabadit.

Njoftohet gjerësisht se Pakistani po i lejon forcat amerikane të përdorin një bazë ajrore në këtë zonë për operacione logjistike në mbështetje të sulmeve ajrore në Afganistan. Protestuesit kanë kërcënuar se do ta pushtojnë bazën.

Të hënën pritet të zhvillohen demonstrata të tjera kur sekretari amerikan i shtetit Colin Powell të shkojë në Islamabad për bisedime me Presidentin e Pakistanit Pervez Musharraf.

XS
SM
MD
LG