Lidhje

Myslimanët mbëstesin luftën kundër terrorizmit - 2001-10-16


Shtetet e Bashkuara kanë filluar një luftë globale kundër terrorizmit. Organizatat kryesore muslimano-amerikane po e mbështesin pa lëkundje këtë fushatë.

Shtetet e Bashkuara kanë filluar sulme kundër kampeve stërvitore të organizatës Al-Qaida dhe qendrave ushtarake talebane. Al-Qaida po vihet në shenjestër për shkak të përfshirjes së saj në sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe për shkak të akteve të tjera të terrorizmit. Regjimi taleban po sulmohet sepse i ka dhënë strehim dhe ka mbrojtur Al-Qaidën.

Por presidenti Bush e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë një mike e ngushtë e popullit afgan dhe mike e gati një miliard njerëzve në mbarë botën që praktikojnë fenë islame. Shtetet e Bashkuara janë armike të atyre që strehojnë terroristët, dhe të kriminelëve barbarë që përdhosin një fe të madhërishme duke kryer krim në emër të saj.

Grupet myslimane amerikane kanë shprehur mbështetje për aksionet amerikane kundër terrorizmit ndëkombëtar. Ata thonë se janë të gatshëm të shërbejnë si një urë mirëkuptimi për botën islamike. Gjithandej në Shtetet e Bashkuara amerikano-myslimanët dhe arabo-amerikanët kanë ofruar dijet e tyre gjuhësore dhe zakonore për agjencitë e anti-krimit për t’i ndihmuar ato në kapjen e terroristëve.

Udhëheqës myslimanë në mbarë botën janë dakord se terrorizmit kërcënon civilizimin dhe dhunon ligjet themelore të islamit. Siç është shprehur presidenti Bush, terroristët e Al-Qaidas praktikojnë një formë të skajshme të esktremizmit islamik që është hedhur poshtë nga dijetarët mylimanë dhe shumica e klerikëve myslimanë, një lëvizje të skajshme e cila shëmton mësimet paqësore të islamit.

Kapiteni Abdul-Rasheed Muhmmad është klerik mysliman që shërben në ushtrinë ameirknae. Ai i ka kërkuar një grupi të shquar studiuesish myslimanë opinionin e tyre fetar që njihet si fatwa dhe që aplikohet në luftën kundër terrorizmit. Në pjesë të fatwas thuhet se myslimanët duhe të të jenë të bashkuar kundër të gjithë atyre që terrorizojnë të pafajshmit dhe atyre që lejojnë vrasjen e popullsisë civile pa arësye të justifikueshme.”

Ekstremistët kërcënojnë popujt e të gjitha besimeve. Kjo është arësyeja, tha presidenti Bush se përse Shtetet e Bashkuara do të udhëheqin botën në luftën për liri. Dhe krahpërkrah me ne, tha presidenti, i kemi të gjithë, myslimanë, hebrenj dhe të krishterë.

XS
SM
MD
LG