Lidhje

Powell i bën thirrje Indisë - 2001-10-17


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell i bëri thirrje Indisë të rifillojë dialogun me Pakistanin lidhur me çështjen e Kashmirit. Zoti Powell e ngriti këtë çështje dje në një takim me ministrin e jashtëm të Indisë Jaswant Singh në New Delhi.

Po dje, zoti Powell u takua me presidentin pakistanez, gjeneralin Pervez Musharraf në Islamabad. Zoti Powell dhe gjenerali Musharraf thanë se e konsiderojnë zgjidhjen paqësore të çështjes së Kashmirit si thelbësore për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Indisë dhe Pakistanit.

Por India u shpreh kundër këtyre komenteve duke thënë se gjendja në Kashmir është pasojë e terrorizmit të nxitur nga Pakistani dhe jo shkaku. Shtetet e Bashkuara kërkojnë që India dhe Pakistani të zbusin tensionet lidhur me Kashmirin ndërkohë që Uashingtoni vazhdon fushatën ajrore në Afganistan.

Të martën, trupat indiane dhe Pakistane shkëmbyen zjarr në Kashmir për të dytën ditë radhazi.

XS
SM
MD
LG