Lidhje

Bush në Shangai - 2001-10-17


Presidenti Bush mbërriti në Shangai ku ai do të marrë pjesë në forumin dy ditor të APEKut. Aeroplani presidencial u ul sot në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong të Shanghait nën masa të rrepta sigurie.

Presidenti Bush dhe udhëheqësit e 20 vendeve të APEKut, që do të marrin pjesë në takim të shtunën dhe të djelën, pritet të diskutojnë përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar terrorizmin si dhe çështje të ekonomisë globale dhe të drejtat e njeriut.

Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit Bush pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Përveç takimit të nivelit të lartët ë APEK-ut, ai ka në plan zhvillojë takime të veçanta me disa udhëheqës, përfshi presidentin kinez Jiang Zemin dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Powell merr reagime pozitive Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se në takimin Shangait të ministrave të jashtëm dhe të tregëtisë së 21 vendeve për Bashkëpunim Ekonomic në rajonin e Azi-Paqësorit, ka gjetur mbështetje për fushatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit. Sekretari Powell tha sot se kolegët e tij shprehën shpresë se fushata ushtarake do të jetë e shkurtër dhe e suksesshme por ata nuk shprehën shqetësime. Ai tha se është i kënaqur nga përgjigja e komunitetit ndërkombëtar. Ndërkohë ministrat e APEC-ut arritën një marrëveshje para takimit dyditor. Marrëveshja dënon sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe e quan terrorizmin një kërcënin për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG