Lidhje

Izraeli hyn në Ramallah dhe Jenin - 2001-10-18


Forcat izraelite hynë në zonat e kontrolluara nga palestinezët përreth qyteteve Ramallah dhe jenin në Bregun Perëndimor, pas vrasjes së një ministri të kabinetit izraelit nga një grup radikal palestinez.

Zyrtarë palestinezë të sigurimit thanë se trupat izraelite vranë një polic palestinez në Ramallah, kurse në Jenin një vajzë palestineze u vra nga të shtçënat e një tanku izraelit gjatë inkursioneve para agimit. Ata thanë se disa tanke dhe buldozerë izraelitë zunë pozicione në afërsi të qyteteve dhe më shumë tanke zunë pozicione në afërsi të zonave që kontrollohen nga Izraeli.

Më parë, Izraeli i kërkuoi Autoritetit Palestinez që të dorëzojë menjëherë vrasësit e minsitrit izraelit të turizmit, Rehavam Zeevi, i cili u vra dje.

Zyrtarët izraelitë thanë se ata e dinë se kush e kreu vrasjen. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, i cili ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, tha se policia palestineze ka arrestuar disa anëtarë të këtij grupi.

Kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se ai mban përgjegjës për vrasjen udhëheqësin palestinez Jaser Arafat.

Autoriteti Palestinez hodhi poshtë çdo përgjegjësi për vrasjen, madje e dënoi atë.

XS
SM
MD
LG