Lidhje

Zyrtarë të lartë të Natos dhe BE-së në Shkup - 2001-10-18


Zyrtarë të lartë të Natos dhe Bashkimit Evropian ndodhen sot në Shkup në përpjekje për ti dhënë shtytje procesit të bllokuar të paqes.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos George Robertson, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Javier Solana dhe kryetari i OSBE-së Mircea Geoana u takuan me presidentin maqedonas Boris Trajkovski dhe udhëheqës të tjerë të lartë politik.

Dje politikanët maqedonas shtynë debatin parlamentar për amendamentet kushtetuese, që do tu jepnin më shumë të drejta shqiptarëve.

Kryetari i parlamentit Stoyan Andov shtyu një sesion të komisionit kushtetues pasi dy parti shqiptare refuzuan të marrin pjesë.

XS
SM
MD
LG