Lidhje

Fushata amerikane hyn në ditën e 12-të - 2001-10-18


Kryeqyteti i Afganistanit Kabul dhe qyteti jugor i Kandaharit, baza e regjimit taleban, u sulmuan përsëri, ndërkohë që fushata amerikane kundër terrorizmit vazhdon për të 12 ditë me radhë.

Lajmet nga Kabuli bëjnë të ditur se gjatë natës bomba të tjera goditën objektiva në Kabul dhe përreth tij. Një bombë shkaktoi zjarr në një depo të madhe karburanti, ku shtëllungat e tymit të dëndur mbushën qiellin e kryeqytetit afgan.

Aeroplanët amerikanë po sulmojnë gjithashtu pozicionet e trupave talebane në veri të Kabulit dhe përreth qytetit verior të Mazar-I-Sharifit, një hap ky që me sa duket ka për qëllim të ndihmojë forcat e Aleancës Veriore të opozitës.

Dje, aeroplanë luftarakë amerikanë nga baza në rajonin e Gjirit Persik u mobilizuan në operacionin kundër terrorizmit, duke goditur objektiva në qytete të mëdha të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG