Lidhje

Dërgohen trupa këmbësorie në Afganistan - 2001-10-19


Njoftohet se forcat amerikane kanë dërguar trupa të këmbësorisë në operacionin ushtarak në Afganistan. Agjencitë e lajmeve citojnë zyrtarë të paidentifikuar të mbrojtjes amerikane të kenë thënë se një njësi e vogël e forcave speciale amerikane ndodhet tashmë në Afganistanin jugor, ku është edhe qendra e regjimit taleban. Një komandant i lartë i forcave opozitare të Aleancës Veriore tha se një njësi tjetër e këmbësorisë amerikane është në Afganistanin verior me sa duket me mision për njohjen e terrenit ose grumbullim informacioni.

Dje, sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld u tha gazetarëve në Pentagon se vetëm sulmet ajrore nuk mund të shkaktonin dëme të mjaftueshme. Ai shtoi se aeroplanët nuk mund të zvariten nën tokë për të gjetur njerëz. Në një zhvillimi tjetër, ambasadori taleban në Pakistan tha se ka një plan për ti dhënë fund krizës afgane, rreth të cilit do të diskutojë me zyrtarët në Islamabad. Ndërkohë sipas agjencisë së lajmeve, Afghan Islamic Press me bazë në Pakistan, burime talebane thanë se një ndihmës i lartë i Osama bin Ladenit u vra gjatë një sulmi me bomba. Burimet talebane mohuan njoftimet e mëparshme se egjiptiani Abu Baseer al-Masri, vdiq nga një sulm amerikan të dielën. Fushata amerikane e bombardimeve po vazhdon sot, duke goditur objektiva në Kabul dhe përreth tij, si dhe në Kandahar e Jalalabad.

XS
SM
MD
LG