Lidhje

Grupi separatist Lashkar-e-Toiba sulmon një bazë ajrore në Kashmirin indian - 2001-10-23


Forcat indiane të sigurimit vranë 4 seperatistë myslimanë që u përpoqën të hyjnë me forcë në një bazë ajrore në Kashmirin indian. Zyrtarët thonë se elementë radikalë të grupit separatist Lashkar-e-Toiba me bazë në Pakistan, hapën zjarr dje në hyrjen e bazës ajrore Awantipora në jug të Srinagarit.

Nga shkëmbimi i zjarrit që pasoi, gjetën vdekjen 4 separatistë, një roje dhe një civil. Ka gjithashtu njoftime për shkëmbime të reja zjarri në kufirin midis Indisë dhe Pakistanit. Kryeministri i Indisë Atal Behari Vajpayee tha se nuk do të takohet me presidentin pakistanez Pervez Musharraf vetëm kur, sipas fjalëve të tij, Pakistani të mos nxisë terrorizmin në kufirin midis dy vendeve.

Gjenerali Musharraf akuzon Indinë se kërcënon të ndërmarrë sulme në kufirin me Kashmirin. Ai thotë se India synon të shfrytëzojë gjendjen e krijuar nga sulmet ajrore amerikane në Afganistan.

XS
SM
MD
LG