Lidhje

Rikthehen punonjësit e ambasadës amerikane në Maqedoni - 2001-10-24


Departamenti amerikan i Shtetit tha se personeli i ambasadës në poste jo esenciale mund të kthehet tani në Maqedoni. Departamenti i Shtetit tha gjithashtu dje se anëtarët e familjeve të personelit të ambasadës, që u evakua në muajin korrik, janë lejuar të shkojnë përsëri në Maqedoni. Megjithatë, departamenti paralajmëron shtetasit amerikanë që t’i shmangen udhëtimit në Ballkan, duke thënë se gjendja atje është e pasigurt dhe ndoshta e rrezikshme.

Depatamenti i Shtetit tha se megjithë rënien e nivelit të dhunës, dhuna lokale politike dhe ndëretnike vazhdon dhe se aktet e kërcënimeve dhe dhunës kundër shtetasve amerikanë mbeten një mundësi reale. Në muajin korrik, grupe të zëmëruara maqedonasish protestuan kundër rolit të NATO-s në konfliktin mes shumicës maqedonase dhe shqiptarëve duke sulmuar ambasadën amerikane dhe misione të tjera diplomatike në Shkup. Departamenti i Shtetit dha atëhere urdhër për largimin e personelit jo esencial dhe vendosi kufizime në qarkullimin e punonjësve amerikanë të qeverisë.

XS
SM
MD
LG