Lidhje

Bush në takimin e APEC-ut - 2001-10-25


Duke shkatërruar Qendrën Botërore të Tregtisë, terroristët e Al-Qaidës u përpoqën të trondisin besimin në sistemin ekonomik botëror. Por ata dështuan.

Siç theksoi Presidenti Bush në forumin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit në Shanghai, tregjet botërore nuk u shembën. Ata demonstruan qendrueshmërinë dhe forcën që qendron në themelet e tyre. Tani, tha Presidenti, ne po i kthehemi punës sonë të vazhdueshme për të ndërtuar sistemin ekonomik të bazuar mbi tregun, sistem i cili i ka sjellë begati ekonomike më të madhe dhe më të shpejtë një numri më të madh njerëzish se asnjëherë tjetër në historinë njerëzore. Ne e dimë se e ardhmja e një tregtie dhe zhvillimi më të madh si dhe e një dinjiteti njerëzor më të lartë është e mundur dhe ne do ta ndërtojmë atë, tha Presidenti Bush.

Të 21 vendet e Apekut kudo në Unazën e Paqësorit po demonstrojnë efektivitetin e ecjes drejt tregjeve dhe tregtisë së hapur. 70 përqind e familjeve koreanojugore kanë kompjutera personalë. Kili i ka ngritur të ardhurat për frymë më shumë se 50 përqind gjatë dekadës së kaluar. Indonezia e ka ulur vdekshmërinë foshnjore përgjysmë që nga viti 1980. Malajzia dhe Meksika e kanë ulur në mënyrë të ndjeshme nivelin e analfabetizmit.

Tani, vendet e Apekut dhe ato të rajoneve të tjera duhet të luftojnë terrorizmin pa dëmtuar marrëdhëniet tregtare. Terroristët, tha Presidenti Bush, kërkojnë ta kthejnë karakterin e hapur të ekonomisë globale kundër vetvetes. Por ne nuk duhet t’i lejojmë. Ne kemi nevojë për sisteme doganore, financiare, imigrimi dhe transporti të tillë që të na e lehtësojnë biznesin dhe që tua vështirëojnë punën terroristëve.

Një sfidë tjetër që kanë përpara vendet e ndryshme është të garantojnë se të mirat e begatisë dhe të lirisë do të ndahen sa më gjerë. Siç tha presidenti Bush, Alternativa e madhe ndaj urrjetjes është shpresa. Dhe për të shfrytëzuar shanset shpresëdhënëse të tregjeve dhe të tregtisë, njerëzit duhet të jenë të arsimuar dhe të shëndetshëm, qeveritë duhet të jenë të ndershme, të drejta dhe të angazhuara ndaj shtetit juridik.

Midis të tjerash kjo do të thotë që lufta kundër terrorizmit të mos përdoret si justifikim për të përndjekur grupe të cktuara të popullatës. Pakicat etnike, tha Presidenti Bush, duhet ta dinë se të drejtat e tyre do të garantohen, se kishat, tempujt dhe xhamitë u përkasin atyre. Ne duhet të respektojmë aspiratat politike legjitime dhe në të njëjtën kohë, tu kundërvihemi të gjithë atyre që përhapin terror në emër të politikës apo të fesë.

XS
SM
MD
LG