Lidhje

Gjendet i vrarë një paqeruajtës rus në Kosovë - 2001-10-25


Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se një ushtar rus i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë u gjet i vrarë sot herët në mëngjes. Trupi i ushtarit u gjet në afërsi të qytetit të Kamenicës, rreth 30 kilometra në lindje të Prishtinës.

Zyrtarët nuk e kanë bërë të njohur identitetin e ushtarit, por thonë se trupi i tij u gjet në oborrin e një shtëpie private. Ndërkohë kanë filluar hetimet në lidhje me këtë incident.

XS
SM
MD
LG