Lidhje

Shtohen kompetencat e qeverisë për të përgjuar terroristët - 2001-10-26


Presidenti Bush nënshkroi sot ligjin kundër terrorizmit që i jep më shumë kompetenca qeverisë për të survejuar, kontrolluar dhe ndaluar imigrantët, si dhe për të bllokuar financimin e grupeve terroriste. Senati i Shteteve të Bashkuara e miratoi dje ligjin kundër terrorizmit me 98 vota pro dhe një kundër. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi ligjin të mërkurën. Prokurori i Përgjithshëm, John Ashcroft, tha se ka në plan të fillojë të vërë në zbatim ligjin. Ky ligj u jep organeve të ruajtjes së rendit kompetenca më të gjera nga ç’kishin para sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit.

XS
SM
MD
LG