Lidhje

Lubbers në Pakistan - 2001-10-27


Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Ruud Lubbers arriti në Pakistan në atmosferën e shqetësimeve në rritje për një valë të re refugjatësh nga Afganistani fqinj.

Zyrtarët e refugjatëve thonë se deri në 1,5 milion afganë mund të përpiqen të largohen nga vendi në shtetet fqinje, duke përfshirë Pakistanin, përpara ardhjes së dimrit.

Zoti Lubbers ka në plan të vizitojë rajonin e Quetta-s të Pakistanit, në afërsi të pikëkalimit kufitar të Chamanit. Quetta vazhdon të jetë destinacioni i mijra refugjatëve që largohen për tu shptuar bombardimeve në zonat rreth qytetit Kandahar të Afganistanit të jugut, ku talebanët kanë qendrën e tyre.

Njoftohet se shumë refugjatë kanë formuar radhë të gjata për të hyrë në Pakistan, i cili zyrtarisht e ka mbyllur kufirin. Pakistani nuk po i dëgjon thirrjet e zyrtarëve të OKB-së për t’i lejuar refugjatët të hyjnë në një kamp të ri afër Quettas.

XS
SM
MD
LG