Lidhje

15 të vrarë në Pakistan - 2001-10-28


Në Pakistan, policia dhe dëshmitarët thonë se persona të armatosur dhe të paidentifikuar hapën zjarr në një kishë gjatë ceremonisë që po zhvillohej aty, duke vrarë të paktën 15 vetë.

6 persona të armatosur, të hipur në motocikleta, hynë në kishën e Shën Dominikut në Bawalpur të provincës jugore Punjab të Pakistanit. Sipas dëshmitarëve okularë, ata vranë një polic që po flinte, pastaj filluan të qëllojnë pa dallim ndaj besimtarëve.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për masakrën. Ditët e fundit, kishat në zonat me shumicë myslimanë ruhen nga policia, për shkak të shqetësimeve se ekstremistët mund të ndërmarrin sulme në shenjë hakmarrjeje për bombardimet amerikane në Afganistan.

XS
SM
MD
LG