Lidhje

Millosheviç vazhdon të mos njohë juridiksionin e gjykatës së Hagës - 2001-10-29


Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç nuk ka pranuar përsëri të njohë juridiksionin e gjykatës së Hagës për krime lufte. Zoti Millosheviç u paraqit për herë të tretë para gjyqit që nga ekstradimi i tij në Hage qershorin e kaluar, për një seancë dëgjimi. Ai bëri të ditur se nuk do t’i lexoj tekstet e akt-padive për krimet e luftës sepse të gjitha akuzat ndaj tij janë ”plotësisht të fabrikuara” dhe ”aspak të vërteta” Duke iu referuar kohës së tij si president i Jugosllavisë zoti Milloshevic tha se ai ishte përpjekur të mbronte vendin dhe njerëzit e tij nga agresioni kriminal dhe terrorizmi, siç u shpreh ai. Tashmë i paditur për krimet e lufte në Kosovë në 1999, zoti Millosheviç do të dëgjonte sot akt-akuzat e ngritura kohët e fundit në lidhje me fushatën e spastrimit etnik në Kroaci mbas shpalljes së pavarësisë të këtij vendi nga ish-Jugosllavia në 1991. Kur zoti Millosheviç u paraqit për herë të parë para gjykatës në muajin korrik, ai nuk dha asnjë mendim në se i pranonte apo jo akuzat e ngritura për krime kundër njerzimit të kryera në Kosovë.

XS
SM
MD
LG