Lidhje

Bush: strategji e vendosur - 2001-10-30


Presidenti Bush tha se është duke ndjekur një strategji të vendosur dhe të durueshme kundër sundimtarëve Talebanë dhe terroristëve që strehohen në Afganistan.

Presidenti Bush kundërshton thirrjet për hedhjen menjëherë në veprim të trupave tokësore amerikane, por ai tha se përkundrazi forcat ushtarake amerikane tani do të bashkëpunojnë me trupat afgane në terren, dhe pikërisht me forcat opozitare të Aleancës Veriore.

Strategjia amerikane, tha zoti Bush, nënkupton shkatërrimin e mbrojtjes së Talebanëve dhe të bazave stërvitore të rrjetit al-Qaida të kryeterroristit Osama bin Laden. Ai i bëri këto komente dje në takimin e parë të Këshillit për Sigurimin e Vendit të krijuar prej tij kohët e fundit.

XS
SM
MD
LG