Lidhje

Inkursion për të gjetur dhe çmontuar mbushjet bërthamore të Pakistanit? - 2001-10-30


Pentagoni përgënjeshtroi një njoftim, sipas të cilit një njësi e zgjedhur ushtarake e Shteteve të Bashkuara është duke planifikuar një inkursion të mundshëm për të gjetur dhe çmontuar mbushjet bërthamore të Pakistanit. Në njoftimin e botuar këtë javë në revistën New Yorker, thuhet se një veprim i tillë do të ndërmerret në rast të ndonjë grusht-shteti, apo trazirash, që mund të sjellin në Islamabad një regjim fondamentalist islamik. Autori i artikullit thotë se po bëhen përgatitje nga frika se mos arsenali bërthamor i Pakistanit, mund të bjerë në duar të gabuara.

Por një zëdhënës i Shtabeve të Bashkuara të Forcave Ushtarake Amerikane e përgënjeshtroi njoftimin. Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka thënë se ka besim që Pakistani do të ruajë qendrueshmërinë. Kohët e fundit ekstremistë islamikë në Pakistan kanë organizuar protesta të shumta kundër mbështetjes që vendi i tyre u jep bombardimeve ajrore amerikane në Afganistan.

XS
SM
MD
LG