Lidhje

Ridge paralajmëron - 2001-10-30


Drejtori i zyrës për sigurimin e vendit, Tom Ridge, tha se raportet e zbulimit tregojnë se rrjeti Al Kaida i Bin Ladenit po planifikon të kryejë sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara brenda pak ditëve.

Por ai tha se nuk mund të jepte hollësi për sa i përket vendit apo kohës kur mund të kryhen këto sulme. Zyrtarët amerikanë u kanë bërë thirrje njerëzve që të jenë vigjëlentë dhe të raportojnë veprimet e dyshimta.

Presidenti Bush shkoi dje në qytetin e Nju Jorkut për të hapur ceremoninë e fillimit të një ndeshjeje bejsbolli.

Ndërkohë, nën-presidenti Dick Cheney është transferuar në një vend të sigurtë dhe të paidentifikuar. Transferimi i nën-presidentit u bë edhe pas një kërcënimi të ngjashëm më parë për sulme terroriste.

XS
SM
MD
LG