Lidhje

Assad i Sirisë takohet me Blair - 2001-10-31


Kryeministri Britanik Tony Blair tha se Siria është anëtare e vendosur e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit. Kryeministri Blair i bëri këto komente sot mbas një takimi me presidentit sirian Bashar al-Assad në Damask. Ai tha se ekziston një marrëveshje ndërkombëtare dhe një koalicion i fortë kundër terrorizmit, ku bën pjesë edhe Siria. Presidenti Assad tha se ata që luftojnë terrorizmin, nuk duhet të përqëndrohen vetëm tek dëmet që ai shkaktoi por edhe tek arsyet që çuan në kryerjen e këtyre akteve terroriste. Ai tha se një zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Mesme do të ndihmonte të paktën në uljen e rrezikut të terrorizmit. Kryeministri Blair tha se ai është i një mendimi me presidentin Assad për ripërtëritjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG