Lidhje

Rasti i katërt i vdekjes nga antraksi - 2001-10-31


Një grua që punonte në një spital të Nju Jorkut vdiq nga antraksi i rrugëve të frymëmarrjes, vdekja e katërt nga kjo sëmundje që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Gruaja 61 vjeçare punonte magazinën e spitalit dhe ngandonjëherë puna e saj kishte të bënte me postën. Hetuesit amerikanë nuk kanë gjetur ndonjë lidhje midis sulmeve të shtatorit dhe antraksit, që po përhapet nëpërmjet sistemit postar në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë se si u sëmur punonjësja e spitalit në New York dhe një person tjetër në New Jersey me antraksin e lëkurës. Nuk dihet në se ndonjëri prej tyre ka pasur lidhje me qeverinë, mjetet e shtypit apo sistemin postar, të cilat janë vënë në shënjestër të sulmeve me antraks.

XS
SM
MD
LG