Lidhje

Forcohen ligjet e emigracionit - 2001-11-01


Departamenti amerikan i drejtësisë njoftoi për rregulla të reja të emigracionit që kanë si synim mbylljen e kufijve për terroristët e dyshuar.

"Ne do të arrestojmë dhe kapim çdo terrorist të dyshuar që ka shkelur ligjin. Në se të dyshuarit nuk do të kenë lidhje me terroristët apo nuk e kanë shkelur ligjin, atëhere do të lirohen. Por ata që kanë shkelur ligjin do të dënohen, në disa raste do të dëbohen dhe nuk do të lejohen tu bëjnë më dëm amerikanëve" tha kryeprokurori John Ashcroft. Në një konferencë për shtyp dje në Washington, zoti Ashcroft bëri të ditur krijimin e një grupi të ri pune, për kapjen e terroristëve të huaj detyra e të cilit do të jetë të bashkërendojë punën e agjencive që merren me imigracionin. Një masë e re do të jetë kontolli i të kaluarës për ata që kërkojnë visa. "Së pari kjo do të shërbejë për të marrë më tepër informacione biografike të nevojshme për masat e sigurimit. Së dyti do të shërbejë për të marr informacione shtesë që FBI-ja, agjencia e imigracionit dhe CIA t’i përdorin për të kryer hetime para se të jepen vizat". 46 grupe janë në listën e terroristëve më të kërkuar të FBI-së. Çdo grup që mund të ketë ketë lidhje me Al Qaidën dhe grupe të tjera terroriste nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet e vunë publikun në gjendje të lartë gadishmërie këto ditë pasi morrën informacione të besueshme që paralajmëronin për sulme të tjera terroriste.

XS
SM
MD
LG